Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me përfundimet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Hoxha shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vazhduar reformat dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i negociatave. Ai shtoi se progresi i vendit tonë do të matet dhe vlerësohet në bazë të punës, performancës dhe rezultateve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret përfundimet e Këshillit Evropian mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ne e vlerësojmë riafirmimin e qartë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian...