Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Sipas informacioneve të para, në vendngjarje kanë mbërritur katër mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht flakët janë vënë nën kontroll në zonat ku kishte biznese pranë. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në krijimin e vatrave të para të zjarrit.  
Burimi: Opinion.al