Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit dhe më pas është përhapur duke shkaktuar panik te qytetarët. Fatmirësisht nuk nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët. Po hetohen shkaqet.