Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zona është mbuluar e gjitha nga tymi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve. Top Channel