Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, familjarët shpëtojnë pa marrë lëndime
Pasditen e sotme një banesë në fshatin Trebinjë të Mokrës në Pogradec, është përfshirë nga flakët. Sipas banorëve, zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithë banesën. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen, e cila ndodhet rrugës për në fshatin e Trebinjë, i cili ndodhet në një distancë të largët nga qyteti i Pogradecit. Dyshohet paraprakisht se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike. Top Channel