Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, shoferi del në kohë nga mjeti

Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak çastesh përgjatë autostradës Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja. Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë, menjëherë ka ndalë nga kamioni dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit. Ardhja e zjarrfikësve të Vlorës ka mundur të shuajë zjarrin në gomat e rimorkios së kamionit duke eliminuar përhapjen e zjarrit në te gjithë rimorkion, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë  e tej nxehjes së ferrotave ( frenave) të rimorkios....
Burimi: Top-Channel.tv