Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i në Gjirokastër

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i në Gjirokastër

Një automjet është përfshirë nga flakët në Gjirokastër gjatë mëngjesit të kësaj të diele. “Në orën 09:10 të mëngjesit të sotëm, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër mori njoftim për një zjarr në lagjen Dunavat. Menjëherë u dërgua në vendngjarje një automjet zjarrfikës me tre efektivë. Zjarri kishte përfshirë një automjet tip “Range Rover”. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur përhapjen”. Si pasojë, automjeti pësoi dëme materiale, kryesisht në pjesën e motorrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv