Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Vithkuq të Korçës

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Vithkuq të Korçës

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, çka ka djegur plotësisht objektin. Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha. Nga ana e policisë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota.
Burimi: Gijotina.com