Përfshihet nga flakët një makinë në zonën e Shkozës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flakët një makinë në zonën e Shkozës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e së enjtes në Tiranë, në zonën e Shkozës, pranë Kryegjyshatës. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një mjet zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat që çuan në përfshirjen e mjetit nga flakët. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e zjarrit.
Burimi: Sot.com.al