Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët një kasolle në Durrës, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang djegien e banesave përreth
👁14002
Një kasolle është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, Durrës. Objekti që përdorej për mbajtjen e ushqimit të bagëtive, ka marrë flakë për shkaqe ende të paqarta, ndërsa zjarri rrezikonte disa banesa përreth, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe të ndihmuara nga banorë të zonës kanë arritur ta neutralizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij drejt banesave, duke shmangur një situatë më të rëndë. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa po hetohet për shkakun e zjarrit. Top Channel