Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit (Video)

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Komunës së Parisit (Video)

Një zjarr i fuqishëm është regjistruar vetëm pak minuta më parë në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë. Zjarri dyshohet se ka shpërthyer në një apartament në katet e sipërme të ndërtesës, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burimi: Gijotina.com