Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përfshihet nga flakët mjeti në afërsi të tunelit të Kërrabës, ja çfarë dyshohet se u bë shkak
👁10007
Pasditen e sotme, në aksin nacional Elbasan – Tiranë, një automjet është përfshirë papritur nga flakët në afërsi të Tunelit të Kërrabës. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar panik dhe kaos për pak minuta mes drejtuesve të tjerë të mjeteve. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik. Zjarrfikësit mbërritën në kohë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e incidentit.