Përfshihet nga flakët makina në autostradën Vlorë–Fier, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Përfshihet nga flakët makina në autostradën Vlorë–Fier, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Temperaturat e larta, por edhe një defekt apo shkëndijë elektrike në një automjet, dyshohet të kenë qenë shkaku i një zjarri që përfshiu një makinë në lëvizje në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Panaja. Mjeti, i cili ishte me targa të Vlorës dhe në lëvizje në momentin e incidentit, mori flakë papritur. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por siç shihet dhe nga pamjet, automjeti është djegur pothuajse plotësisht. Ky nuk është rasti i parë i tillë. Zjarre të tilla, të shkaktuara nga defekte në automjete, janë bërë gjithnjë e më të shpeshta gjatë kësaj vere, si pasojë edhe e temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin. Top Channel