Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut, 30 mjete zjarrfikëse në “luftë” me flakët
Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në qytetin e Beratit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, bimësi dhe pisha, duke vënë në rrezik zonën përreth, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi. Më shumë se 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetra forca të MZSH-së janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit, por ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve. Forca shtesë janë kërkuar nga rrethet fqinjë për të përballuar situatën, ndërsa nuk raportohet për banesa apo jetë njerëzish...