Përfshihet nga flakët banesa 1-katëshe në Shëngjin, forcat zjarfikëse në vendngjarje

Përfshihet nga flakët banesa 1-katëshe në Shëngjin, forcat zjarfikëse në vendngjarje

Një banesë 1-katëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Shtëpia është në pronësi të shtetasit Xhemal Guri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Burimi: Sot.com.al