Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfshihet në flakë, Landfilli i Elbasanit/ Tymi mbulon zonën, zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.