Përfituan prona duke falsifikuar dokumente, në ‘skenë’ sërish ish-drejtori i ASHK Fier! Masa të reja dhe PAMJE nga arrestimet
pamje nga arrestimet FIER- Policia e Fierit ka publikuar pamjet nga ekzekutimi i masave të sigurisë në kuadër të fazës së dytë të operacionit "Stolen Land" për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Në kuadër të këtij operacioni, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, u arrestua pak ditë më parë, në lidhje me hetimet për tjetërsimin e rreth 1,143 hektarëve tokë në zonën e Semanit. Ndërkohë, Policia ka njoftuar ekzekutimin e masave të tjera të sigurisë ndaj Ervin Habilaj (arrest me burg) dhe Emiljan Ruko (detyrim paraqitje). Sipas njoftimit të Prokurorisë më herët, është zbuluar një tjetër rast, me të njëjtën skemë të falsifikimit dhe përvetësimit të një sipërfaqeje toke. Pas rastit të Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu,...
Burimi:
zeri.ai