Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025
👁5661
Microsoft është duke elaboruar një qasje tjetër me konsumatorët të cilët hezitojnë të largohen prej Windows 10-ës. Afati i skadimit të mbështetjes së Windows 10-ës mbetet i pandryshuar, 14 Tetor 2025. Por Microsoft po mendon që përdoruesit të cilët përdorin platformën me pagesë Microsoft 365 të vijojnë të marrin përditësime sigurie deri më 10 Tetor 2028. Ky informacion u zbulua nga The Verge në një dokument të përditësuar nga Microsoft për ciklin e sistemit operativ. Edhe pse Microsoft e ka bërë të qartë se mbështetja për Windows 10-ën mbaron në Tetor, nga ana tjetër përdoruesit kanë pasur mundësi të fitojnë...