Përdorimi i cigareve elektronike pranë fëmijëve rrit rrezikun e astmës po aq sa duhani
Përdorimi i cigareve elektronike në prani të fëmijëve rrit rrezikun e krizave të astmës po aq sa tymi i cigareve të zakonshme, sipas një studimi të ri amerikan. Gjetjet sfidojnë bindjen e përhapur se cigaret elektronike janë një alternativë më e sigurt për shëndetin e fëmijëve. Studiuesit analizuan të dhënat elektronike shëndetësore nga më shumë se 48 000 vizita në klinika pediatrike, gjatë një periudhe prej 33 muajsh. Në studim u përfshinë fëmijë të paktën një vjeç, të diagnostikuar me astmë, prindërit e të cilëve raportuan përdorimin e duhanit ose cigareve elektronike në shtëpi. Rezultatet treguan se fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit dhe avujve të cigareve elektronike kishin problemet më të mëdha me kontrollin e astmës. Ata përjetonin më shumë kriza, simptoma gjatë...
Burimi:
syri.net