Përdori bashkëshortin e saj për favore personale, gruaja e kryeministrit të Spanjës përballet me gjyqin, rrezikon deri 13 vite burg
Në të njëjtën çështje është dërguar për gjykim edhe Cristina Álvarez, bashkëpunëtore e Gómez. Vendimi i gjyqtarit u mor të hënën, pas një vendimi të Gjykatës Provinciale të Madridit në korrik, i cili i hapi rrugë vijimit të procedurave gjyqësore. Çështja lidhet me dyshimet se Gómez mund të ketë përdorur lidhjen e saj me kryeministrin Sánchez për të favorizuar aktivitetin e saj profesional dhe për të marrë pjesë në drejtimin e një programi në Universitetin Complutense të Madridit. Në kuadër të hetimit po shqyrtohet gjithashtu nëse ajo ka përdorur burime publike dhe staf të administratës qeveritare për interesa private. Begoña Gómez i mohon akuzat dhe çdo shkelje të ligjit. Çështja gjyqësore ndaj bashkëshortes së kryeministrit vjen në një periudhë të ndjeshme politike për Pedro Sánchez...
Burimi:
javanews.al