Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali! Bashkëshortja e heroit: Dhimbje shumë e madhe për ne
Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një grup turistësh izraelitë që po rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës. Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk hezitoi të hidhej në ujë për t’u ardhur në ndihmë turistëve. Pasi u hodhi jelekët e shpëtimit, përfshirë edhe atë që kishte vetë, turistët arritën të ngjiteshin sërish në anije. Por, Arben Anamali nuk u kthye më. “Më njoftoi një koleg, që ka punuar bashkë me të në anije. Më tha që Beni ka pësuar një aksident. Se...