Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

Rusia e konsideron praninë dhe aktivitetin ushtarak të NATO-s në Arktik si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një artikull të publikuar nga Ministria e Jashtme në Moskë. Sipas Lavrov, stërvitjet dhe aktiviteti ushtarak i Aleancës në veri të largët janë “agresive” dhe rrisin rrezikun e incidenteve që mund të çojnë në një përballje të armatosur, me pasoja potencialisht katastrofike. Në shkurt, NATO nisi misionin “Arctic Sentry”, duke forcuar praninë e saj në rajon, në një kohë kur tensionet me Rusinë janë rritur ndjeshëm pas nisjes së luftës në Ukrainë. Moska e sheh Arktikun si një zonë me rëndësi strategjike dhe ekonomike. Rusia disponon flotën më të madhe ushtarake në rajon, përfshirë...