Përballja Raphinha-Julián Álvarez; historia e bukur e “9” që Flick e zbuloi brenda Barcelonës
7 Nëntor 2026 10:55 Alfred Lleshi Një nga sfidat më interesante të Atlético Madrid-Barcelona është përballja mes Julián Álvarez dhe Raphinha. Argjentinasi ishte objektivi i katalanasve gjatë verës dhe kishte pranuar publikisht se dëshironte të luante në Barcelonë. Megjithatë, klubi blaugrana gjeti një zgjidhje të papritur; Hansi Flick vendosi ta zhvendoste brazilianin nga krahu i majtë në qendër të sulmit. Vendimi rezultoi një sukses spektakolar. Raphinha ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 13 ndeshje, me një mesatare prej një goli çdo 49 minuta. Ndërkohë, Julián Álvarez ka regjistruar vetëm 2 gola dhe 2 asistime në 11 ndeshje me Atlético Madridin. Sulmuesi argjentinas kaloi një periudhë të vështirë, por goli ndaj Deportivo La Coruña në “Metropolitano” i riktheu besimin e tifozëve. Pas...
Burimi:
telesport.al