Për të pestin vit radhazi, shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia! 22 mijë paund fatura për secilin?
foto ilustruese BRITANI- Shtetasit shqiptarë kanë qenë vazhdimisht kombësia më e shpeshtë në kthimet me detyrim nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pesë viteve të fundit. Shqiptarët renditen të parët duke lënë pas indianët, rumunët, brazilianët dhe polakët për të pestin vit radhazi. tabela-shqiptaret ne krye Komunikata e Përbashkët Britanike-Shqipëri e nënshkruar në dhjetor 2022 forcoi bashkëpunimin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe ka mbështetur largimin e shkelësve shtetas shqiptarë. Statistikat tregojnë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dëbuar 2,247 shqiptarë la leje qëndrimi. Bëhet fjalë për persona të cilët, shumica prej tyre, kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri. Sipas Home Office, shqiptarët e kthyer në...
Burimi:
zeri.ai