Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu- ku janë eshtrat? (me rastin e 555 vjetorit të vdekjes)
Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Sipas Marin Barletit thotë se: ““Trupi i tij u varros në Lezhë në Katedralen e Shën Nikollës, sipas zakonit të stërgjyshërve të tij, varrimi u bë me një ceremoni plot zi dhe dhimbje të pamatë nga kapedanët dhe ushtarët e princave fisnikë aleatë të tij. Askush nuk e kishte menduar se në Shqipëri në ato vende të krishtërimit do të derdheshin aq shumë lot“,.…; Pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmendte Barleti ritet e varrimit? Madje u varros ne parcelën e të krishterëve orthodoksë sipas një historian francez. Dihet se popullata qytetare dhe fshatare në atë kohë ishte ortodokse në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me...