Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Për herë të parë në Shqipëri, 350 gra në vit do të marrin protezë gjiri falas pas mastektomisë
Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me kancer, për herë të parë në spitalin onkologjik shtetëror parashikohet financimi për ndërhyrjen rindërtuese të gjirit pas mastektomisë (heqjes së gjirit). Ky programi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë do të mbulojë falas vendosjen e protezës së gjirit për 350 gra në vit, për vitet 2026-2028. Të dhënat për ofrimin dhe financimin e shërbimit për rikonstruksionin e gjirit janë bërë publike në “Projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028”. “Për herë të parë parashikohet një produkt i dedikuar për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Trajtimi me rikonstruksionin e...