Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Për herë të parë në histori, gara më e madhe e çiklizmit botëror vjen Shqipëri!
👁5072
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot datat kur do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë gara më e madhe e çiklizmit botëror, “GIRO D’ITALIA”. “Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI!Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.