Për herë të parë në botë, 67-vjeçares së verbër i rikthet shikimin falë transplantit të retinës

Për herë të parë në botë, 67-vjeçares së verbër i rikthet shikimin falë transplantit të retinës

Një 67-vjeçare italiane, e cila kishte humbur plotësisht shikimin pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ka arritur të shohë sërish falë një ndërhyrjeje novatore të kryer në Torino. Pacientja, e identifikuar si Elena, kishte pësuar dëmtime të rënda në të dy sytë. Në syrin e majtë, nervi optik ishte dëmtuar dhe nuk mund të transmetonte më sinjale drejt trurit. Për pasojë, edhe pse disa struktura të syrit kishin mbetur të shëndetshme, ai nuk mund të prodhonte shikim funksional. Ndërkohë, syri i djathtë vuante prej më parë nga degjenerimi makular dhe ishte dëmtuar më tej nga aksidenti. Dëmtimet prekën retinën dhe kornenë, duke e lënë gruan pa shikim funksional për më shumë se pesë vjet. Mjekët përdorën indet e njërit sy për të rikonstruktuar tjetrinNë raste...