“Për hakmarrje”/ Kush po i ngre pretendimet se videot intime i publikoi gruaja e Adi Hilës?
Një pretendim i ri është ngritur lidhur me shpërndarjen e videove private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ditët e fundit. Gjatë një diskutimi në televizionin T7, Anamorena Nixha deklaroi se, sipas informacioneve që disponon, materialet mund të jenë shpërndarë nga partnerja e kompozitorit, me motiv të mundshëm hakmarrjen. “Prej informatave të mia, thuhet që videot i ka shpërndarë partnerja e Adi Hilës, pra gruaja. Fatkeqësisht, si një akt hakmarrjeje”, u shpreh Nixha. Deklarata ngre dyshime për përfshirjen e bashkëshortes së kompozitorit, Klaudia Hila, por deri në këtë fazë nuk paraqiten prova publike që konfirmojnë pretendimin dhe as nuk bëhet e ditur ndonjë përgjegjësi e vërtetuar për shpërndarjen e materialeve. Ndërkohë, sipas raportimeve të mëparshme, vetë Adrian...
Burimi:
ntv.al