“Për çfarë merreni me politikë këto ditë?” Rama “shkund” deputetët: Dilni në terren, njerëzit mendojnë se jeni fshehur…
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një kohë kur protestat vijojnë prej 8 ditësh. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Rama mësohet se u ka kërkuar deputetëve të shtojnë praninë në terren dhe të komunikojnë më shumë me qytetarët. Mësohet se Rama është shprehur se mungesa e tyre në publik ka krijuar perceptimin se po fshihen nga protestat. “Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur. Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë? Rrisni praninë në terren, flisni me njerëzit dhe rrisni praninë në mediat sociale", mësohet të jetë shprehur Rama. Gjithashtu, mësohet se Rama ka theksuar edhe një herë rëndësinë e unitetit brenda partisë, duke u shprehur: “Duhet...
Burimi:
zeri.ai