Pépé tallet me mediat: U operova në sy prej eklipsit?! Mund të thoni se shkova direkt në Hënë, jeni të paaftë!

Pépé tallet me mediat: U operova në sy prej eklipsit?! Mund të thoni se shkova direkt në Hënë, jeni të paaftë!

23 Nëntor 2026 11:27 Alfred Lleshi Nuk ka asnjë lidhje mes ndërhyrjes kirurgjikale në sytë e Nicolas Pépé dhe eklipsit diellor të 12 gushtit. Këtë e ka sqaruar zyrtarisht Villarreali, pas lajmeve se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kishte pasur nevojë për operacion pasi kishte vëzhguar fenomenin pa mbrojtjen e duhur. Klubi spanjoll i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime: “Ndërhyrja në sytë e Nicolas Pépé ishte planifikuar shumë kohë më parë, për arsye që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me këtë ngjarje”. Villarreali iu ka kërkuar mediave korrektësi dhe përgjegjësi në raportimin e çështjeve që lidhen me shëndetin e futbollistëve. Edhe vetë Pépé reagoi me ironi në Snapchat: “Mund të thoni se shkova në Hënë, do të ishte më mirë”. Më pas, iu drejtua...