Mourinho mesazh shpëtimtarit Espi: Ai është i lumtur te Real, së shpejti do të jetë titullar
23 Nëntor 2026 11:22 Telesport Real Madrid fitoi 2-1 kundër Celta Vigo në ‘Bernabéu’ në La Liga. Goli i Carlos Espi në minutën e 85-të rezultoi vendimtar për ekipin e José Mourinho. Trajneri portugez, foli për talentin 21-vjecar. “Carlos Espí është i lumtur që është në Real Madrid. Ai e di se ka respektin e shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve”, u shpreh trajneri spanjoll, që vlerëson sulmuesin e ri spanjoll Këtë sezon, Espoi ka realizuar në total 4 gola në 12 ndeshje që është aktivizuar me Real madrid. “Do t’i jap një vend si titullar, 90 minuta, më shumë kohë loje. Kjo do të ndodhë“, tha Mourinho.
Burimi:
telesport.al