Maresca: Duhet të forcojmë mbrojtjen, pësojmë gola në minutat e para dhe ky është një problem

Maresca: Duhet të forcojmë mbrojtjen, pësojmë gola në minutat e para dhe ky është një problem

23 Nëntor 2026 11:10 Telesport Trajneri Enzo Maresca pranon se Manchester City duhet të forcojë mbrojtjen e tij, pasi seria e tyre pa fitore vazhdoi me një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj Fulham në Premier League. Goli i Elliot Anderson shmangu humbjen e katërt radhazi në kampionat, ndërkohë që skuadra do të luajë të martën në Champions League kundër Napoli. Edhe pse “citizens” u ndjenë të dëmtuar nga anulimi i një goli të Erling Haalandit, nuk mund të fshihej fakti se kjo ishte një tjetër paraqitje zhgënjyese. “Sigurisht që po pësojmë shumë gola. Duhet ta shmangim këtë. Ndonjëherë duhet t’i fitosh ndeshjet 1-0, duhet ta mbash portën të paprekur, por fatkeqësisht, për momentin, nuk po ia dalim ta bëjmë këtë. Kjo është gjëja kryesore”, tha Maresca....