Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

POLICIA E SHTETIT Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, dyshohet se duke vënë materiale metali dhe betoni në rrugë, në lagjen “Gurrë”, Këlcyrë, ka penguar lëvizjen e mjeteve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net