Pengmarrje në Tiranë? Policia sqaron ngjarjen: Një person në gjendje të dehur…

Pengmarrje në Tiranë? Policia sqaron ngjarjen: Një person në gjendje të dehur…

Policia e Tiranës ka sqaruar aludimet se një person është marrë peng sot në Tiranë në zonën e ish sheshit Shqiponja. Sipas njoftimit, Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3, katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës. Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet. Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për...
Burimi: Top-Channel.tv