Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pellazgët, origjina jonë e mohuar
(Fragment) Nga Dhimitri Pilika Nga mesi i shekullit XX u nxorrën në shesh edhe gërmadhat e kryqytetit të Molosisë, Pasaronit, 20 km në lindje të Kosbovicës sonë dhe 11 km në veriperëndim të Janinës, afër vendbanimeve neo- e-halkolitike të Kastricës, Kuculiosë, Hanit Terovo (përkatësisht 15, 12, 12 km rrotull Dodonës) etj. si dhe qyteteve të lasht, Tek- monit e Ilionit atypari. Paskëtaj s’kishte si të mohohej dot më, objektivisht, prania e prekshme e pellazgëve, shumë kohë para luftës së Trojës, tejtej zonës thesproto- molose të përfshirë ndërmjet distriktit të Janines dhe kufijve të sotëm juglindorë të Shqipërisë. Janë po aq domethënëse edhe gjetjet e panumërta arkeologjike gjithandej, qindra kilometra përreth së njëtës trevë, tëobjekteve prej poçerie, të cilat provohen botërisht si të dala drejtpërdrejt...