Peleshi uron Ditën e Alfabetit: Kongresi i Manastirit, një moment vendimtar për identitetin kombëtar
Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vënë në pah rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe njësimit të alfabetit shqip. Në mesazhin e tij, Peleshi e cilëson Kongresin e Manastirit si një ngjarje vendimtare në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe orientimin e vendit drejt Perëndimit. Ai kujton se nga 14 deri më 22 nëntor 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje dhe besime të ndryshme, u bashkuan rreth një ideali të përbashkët: njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Një vendim historik që, siç thekson Peleshi, vazhdon të japë frytet e tij edhe sot, sa herë shqiptarët shkruajnë dhe lexojnë me 36 shkronjat e alfabetit të tyre....
Burimi:
ntv.al