Peggy Guggenheim, gruaja që sfidoi normat shoqërore dhe ndryshoi historinë e artit modern
Peggy Guggenheim ishte shumë më tepër se një koleksioniste e pasur arti. Ajo u bë një nga figurat më të rëndësishme në promovimin e artit modern të shekullit XX, duke mbështetur artistë që më vonë do të shndërroheshin në emra të njohur botërisht, si Jackson Pollock dhe Mark Rothko. Megjithatë, për një kohë të gjatë, kontributi i saj artistik u la në hije nga jeta e saj private dhe marrëdhëniet romantike. E lindur në familjen e pasur Guggenheim, Peggy u rrit mes privilegjeve, por zgjodhi të mos ndiqte rrugën tradicionale që shoqëria e kohës priste prej saj. Në vend të jetës së një trashëgimtareje të pasur, ajo u afrua me botën e artit dhe kulturës, duke gjetur frymëzim në librarinë Sunwise Turn në New York,...
Burimi:
kultplus.com