Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin që të ndalojë masakrat në Gaza
👁9916
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje sot për “ushtrimin e presionit mbi Izraelin për të ndaluar masakrën në Gaza”, duke thënë se Spanja do të propozojë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të “vendosë” mbi aksesin e ndihmës humanitare në enklavën palestineze. “Kriza shumë serioze humanitare që ka ndodhur në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar më shumë se 50,000 vdekje, 100,000 plagosje dhe dy milionë njerëz të zhvendosur “, kujtoi kreu i qeverisë spanjolle, gjatë një fjalimi që mbajti në një Samit të Ligës Arabe në Bagdad. Përballë këtyre elementëve “të papranueshëm” që sfidojnë “parimin e njerëzimit”, ne duhet të “intensifikojmë presionin tonë ndaj Izraelit për të ndaluar masakrën në Gaza,...