Pedri pranon: Nuk ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ana jonë, por humbëm vetëm për 3 pikë

Pedri pranon: Nuk ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ana jonë, por humbëm vetëm për 3 pikë

Barcelona e humbi “El Clásico” me rezultatin 2-1, duke i lejuar që si Atlético Madrid ashtu edhe Real Madrid të ngushtojnë diferencën në renditjen e La Liga. Pas ndeshjes, Pedri foli: “Në përgjithësi, nuk zhvilluam një ndeshje të madhe”. “Në pjesën e parë nuk ishim vetvetja, kishte aspekte që mund t’i kishim menaxhuar më mirë. Arritëm të barazonim, por më pas, gjatë një kundërsulmi, një situatë ku e dinim se ata ishin të rrezikshëm, nuk u mbrojtëm siç duhet dhe ata shënuan golin e dytë“, tha Pedri. “Ishim shumë të ngadaltë dhe humbëm shumë topa në mënyrë naïve, gjëra të tilla kushtojnë. Duhet të përmirësohemi në vazhdim. Në fund të fundit, janë vetëm tri pikë”, deklaroi mesfushori spanjoll. “Ne donim ta fitonim ‘el clásico’ për...