Pedonalja e Korçës u zbraz/ Bizneset i hoqën vetë strukturat metalike, IKMT ndërhyri vetëm në një rast

Pedonalja e Korçës u zbraz/ Bizneset i hoqën vetë strukturat metalike, IKMT ndërhyri vetëm në një rast

Strukturat metalike dhe platformat e një lokali në pedonalen e Korçës janë prishur nga IKMT e Bashkisë Korçë pasi nuk kishte zbatuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike. Vendimi i bashkisë për heqjen e strukturave metalike apo pedanave në hapësirën publike në mënyrë vullnetare nga ana e bizneseve iu linte afat këtyre të fundit deri në datën 2 gusht. Pas këtij vendimi vetë bizneset në këtë zonë morën masa për çmontimin vullnetar përveç subjektit ku u desh ndërhyrja e instancave. Për këshilltarin e pavarur të këshillit bashkiak Lazion Pjetri kjo ndërhyrje nuk është shoqëruar me dokumentacionin përkatës ligjor nga ana e pushtetit lokal. Bizneset e pozicionuara në pedonalen e Korçës kryesisht bare dhe restorante kërkuan shtyrje të afatit për vendimin e prishjes së strukturave të...