Pedagogu Jakaj: Studentët na mësuan të kërkojmë të drejtat tona

Pedagogu Jakaj: Studentët na mësuan të kërkojmë të drejtat tona

Mjeku dhe pedagogu Dr. Besnik Jakaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e studentëve dhe për angazhimin e pedagogëve në krah të tyre. “Pedagogët e kishin detyrim moral dhe qytetar. Sot sheshi është auditori real ku shoqëria, studentët, pedagogët dhe akademikët marrin leksione. Në një shoqëri demokratike, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut janë të panegociueshme”, u shpreh Jakaj, duke theksuar se protesta është një formë e rëndësishme e reagimit qytetar dhe e mbrojtjes së të drejtave. Duke komentuar situatën gjatë protestave, pedagogu kundërshtoi çdo formë dhune dhe ngriti shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit. Jakaj vlerësoi angazhimin e studentëve, duke e cilësuar protestën një mesazh për rëndësinë e lirive dhe të drejtave qytetare. “Ata na kanë mësuar se duhet...