No Image Available

Pedagogët dalin në krah të studentëve, kërkojnë fundin e dhunës: Mbështesim protestën

Pedagogët janë bashkuar në mbështetje të studentëve që prej tetë ditësh protestojnë, duke zhvilluar një marshim paqësor që nisi në orën 10:00. Në këtë tubim morën pjesë edhe shkrimtarë dhe përfaqësues të komunitetit akademik, të cilët kërkuan dëgjimin e zërit të të rinjve, ndalimin e dhunës dhe përmirësimin e kushteve në arsim. Mes pjesëmarrësve ishte edhe shkrimtarja Rita Petro, e cila u shpreh kundër dhunës ndaj të rinjve dhe kërkoi një zgjidhje të shpejtë për të ulur tensionet. Ajo deklaroi se një grup shkrimtarësh i ishte bashkuar marshimit të pedagogëve në mbështetje të studentëve, duke theksuar se të rinjtë janë më të pambrojtur përballë situatave të krijuara gjatë protestave. Petro u shpreh se është e rëndësishme që palët të gjejnë një rrugëdalje sa më shpejt,...