“Peci dhe Malaj po bëhen deputete t’i shpëtojnë SPAK-ut”/ Gardiani zbardh bisedën e Veliajt me familjarët: Plani B…

“Peci dhe Malaj po bëhen deputete t’i shpëtojnë SPAK-ut”/ Gardiani zbardh bisedën e Veliajt me familjarët: Plani B…

Fatjon Baci, gardiani i burgut telefonin e të cilit përdori Erion Veliaj, ka folur me detaje para prokurorëve të posaçëm për bisedat që kryebashkiaku i Tiranës ka realizuar gjatë kohës që u transportua nga paraburgimi I Durrësit për në ambientet e gjykatës së posaçme të Apelit. Në dëshminë e tij polici i burgjeve deklaroi se ia vuri në dispozicion telefonin Veliajt, pasi kishte frika nga pushteti që ai kishte. Baci tha se në një nga bisedat ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte nga burgu....