Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
PE miraton Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët bullgarë kundërshtojnë ashpër
Parlamenti Evropian, me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024. Pas një amendamenti të paraqitur nga tre grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve dhe Reneë Europe, u hoqën nga raporti të gjitha referencat për ‘identitet kombëtar maqedonas’ dhe ‘gjuhë maqedonase’. Këto referenca ishin pjesë e draftit të raportit që ishte miratuar më 24 qershor nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, pavarësisht kundërshtimeve të forta të eurodeputetëve bullgarë, të cilët argumentuan se çështjet...