P’e lypi një varg he mos e gjetsha…

P’e lypi një varg he mos e gjetsha…

Lulzim Tafa Rrahman Paçarizi, Eternale, poezi, botimet AAB, Prishtinë, 2025 Me vargjet e Rrahman Paçarizit jam takuar për herë të parë para më shumë se tridhjetë vjetësh, pra në vitin e largët 1994, kur ai kishte botuar librin e tij të parë me poezi “Shiu i vdekjes”. Nga ajo kohë, vargjet e tij gjithmonë e kanë pasur vëmendjen time. Rrahman Paçarizi është një nga poetët kryesorë të brezit tonë, të viteve të nëntëdhjeta. Ai gjithmonë ka këmbëngulur për një varg qe nuk po gjendet kurrë, jo vetëm nga ai, por nga askush prej nesh, nga asnjë poet. Por, kjo këmbëngulje e bën atë një poet të veçantë në letërsinë tonë, e bën atë një poet të mirë. Ndoshta edhe për faktin se Paçarizi, edhe pse...