Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
PD urdhëron komisionerët: Asnjë votë e Greqisë nuk do të numërohet
👁11128
Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka mbërritur në prag të mesnatës në Parkun Olimpik në Tiranë, aty ku janë grumbulluar votat e diasporës. Në një video të siguruar nga A2, Noka dëgjohet teksa ju drejtohet komisionerëve të PD-së duke i thënë që nuk do të numërojnë asnjë votë të emigrantëve nga Greqia. “Le të merret KQZ-ja me to”, dëgjohet të thotë Noka. Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e mazhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit. Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të...