Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PD shkresë KQZ-së: Mungojnë 130 mijë fletë votimi
👁6403
Partia Demokratike e cila nuk e njeh rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, tani i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kërkesës, PD thotë se mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. Po ashtu opozita kërkon nisjen e një hetimi administrativ nga ana e KQZ-së si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi.