PD Shkodër diskuton kandidaturat për Bashkinë, Çylybyli: Takime në çdo seksion dhe lagje
Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në Rajonin Nr. 2, ku në fokus kanë qenë diskutimet për kandidaturat e ardhshme për Bashkinë Shkodër dhe organizimi i demokratëve për protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çylybyli bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar emra, ide dhe propozime për të identifikuar figurën që do të përfaqësojë qytetarët shkodranë në zgjedhjet për pushtetin vendor. Një tjetër çështje e rëndësishme ishte pjesëmarrja e demokratëve të Shkodrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, për të cilën kreu i PD-së në Shkodër theksoi nevojën për një angazhim sa më të gjerë të strukturave. Çylybyli njoftoi gjithashtu se procesi i konsultimeve do...
Burimi:
syri.net