PD kërkon seancë urgjente në Kuvend: Rama të japë llogari për veprimet e policisë

PD kërkon seancë urgjente në Kuvend: Rama të japë llogari për veprimet e policisë

8 ditë protesta të forta, me trazira, bën që grupi parlamentar i Partisë Demokratike të kërkojë mbledhjen urgjente të Kuvendit në një seancë të posaçme për situatën dhe kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në kërkesën e paraqitur në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që seanca të zhvillohet brenda ditës së sotme ose, në alternativë, të mërkurën. PD kërkon që diskutimi të përqendrohet te protesta e studentëve dhe të rinjve, kërkesa për largimin e Ramës dhe pretendimet e opozitës për përdorim të dhunës nga Policia e Shtetit. Në njoftimin për shtyp, demokratët akuzojnë efektivët për ushtrim dhune ndaj protestuesve, përfshirë të mitur, gra dhe vajza. Sipas tyre, gjatë protestave janë raportuar fraktura, dëmtime në kokë dhe...